Urdhri i Psikologut Brunilda Laboviti Valbona Treska Zgjedhjet Presidente Eda Grimci Kallëzim Penal Konflikt Debate Tranzicioni i detyrës

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer në Urdhrin e Psikologut pas zgjedhjeve të fundit, ku Brunilda Laboviti ka fituar postin e Presidentes, por pretendon se po i mohohet qasja në zyrë nga presidentja ende në detyrë, Valbona Treska.

Laboviti, e cila thekson se ka marrë dyfishin e votave të kandidates tjetër dhe se zgjedhja e saj është tërësisht legjitime, ka shprehur pakënaqësinë e saj publikisht. Gjatë një interviste, ajo deklaroi se Treska po sillet me arrogancë dhe e konsideron Urdhrin e Psikologut si pronë personale.

“Mora dyfishin e votave të kandidates tjetër. Duhej të bëhej kalimi i detyrës së kreut të Urdhrit të Psikologut. Shkova në zyrë, e telefonova zonjën Valbona Treska dhe i thashë se kam ardhur në zyrë. Zonja Treska sillet me arrogancë, duke menduar se Urdhri i Psikologut është shtëpia e saj,” tha Laboviti. Ajo shtoi se procesi zgjedhor ka qenë plotësisht i rregullt dhe se Treska nuk do të kishte ngritur pretendime nëse fituese do të ishte një kandidate tjetër.

Nga ana tjetër, juristja Eda Grimci ka mbështetur fuqishëm legjitimitetin e zgjedhjes së Labovitit, duke theksuar se ajo ka marrë më shumë se 60 përqind të votave. Grimci paralajmëroi se nëse situata nuk zgjidhet dhe presidentja e re nuk lejohet të marrë detyrën, do të depozitohet një kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe mohim të së drejtës së votës.

Kjo situatë krijon një precedent shqetësues për funksionimin e institucioneve profesionale dhe thekson rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe rezultateve të votimit. Prtetet të shihet se si do të zgjidhet kjo ngërç në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *