Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike (PD), Sistem Zgjedhor, Reformë Zgjedhore, Zgjedhjet 11 Maj, Pluralizëm Politik, Reformë Territoriale Administrative, Opozita, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Kuvend, Shqipëri.

Tiranë, Shqipëri – Opozita shqiptare, e cila i quan farsë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, po këmbëngul për ndryshime rrënjësore në sistemin elektoral, me synim rikthimin e koalicioneve me lista të përbëra. Zëri kryesor në këtë kërkesë është nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi deklaroi në Tv Klan se sistemi aktual zgjedhor, të cilin ai e cilësoi si “të Edi Ramës e Damian Gjiknurit”, “masakron votën e shqiptarëve, të opozitës dhe partive të vogla, duke vrarë pluralizmin politik.” Sipas tij, nuk mjafton rregullimi i rregullave për kuotën gjinore, financimin e partive apo numërimin, nëse nuk ndryshohet thelbësisht sistemi.

“Ky sistem zgjedhor është paçavure, nuk ndreqet, është toksik për pluralizmin dhe partitë politike dhe për zgjedhësit. Duhet hequr menjëherë,” u shpreh prerë Bylykbashi.

Në kushtet kur opozita akuzon mazhorancën se kontrollon të gjitha pushtetet, duke nisur nga Presidenti e deri tek drejtësia, shtrohet pyetja se cili sistem mund të sigurojë përfaqësim të drejtë në parlament. Bylykbashi theksoi nevojën për një diskutim gjithëpërfshirës, duke kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës se sistemi aktual nuk do të ndryshohet. “Duhet të ulemi në mënyrë gjithëpërfshirëse për ta diskutuar, po jo ajo që Rama përçonte përmes përfaqësuesit të vet në grupin e dialogut që ne nuk e ndryshojmë sistemin. Atë që ju keni marrë ne nuk ua kthejmë më,” tha ai.

Përveç reformës zgjedhore, demokratët kërkojnë edhe një reformë territoriale administrative. Bylykbashi theksoi se Partia Demokratike ka depozituar në parlament një ligj për hartimin e një harte me 96 bashki nga 61 që janë sot, por ky ligj ka tre vite që “fle aty”.

Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit dhe nuk e njeh rezultatin. Ajo po përgatit edhe një raport për atë që e cilëson “farsë zgjedhore”, për t’ia paraqitur faktorit ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *