Britania e Madhe Keir Starmer Kosovë Qendra refugjatësh Azilkërkues Shqipëri Refuzim Vjosa Osmani Ballkani Perëndimor Migracioni i paligjshë

Pas refuzimit të Shqipërisë, kryeministri britanik Sir Keir Starmer po planifikon të ngrejë qendra kthimi për azilkërkuesit e refuzuar, duke marrë në konsideratë edhe Kosovën. Kjo raportohet nga ‘The Times’, sipas të cilit Kosova është pjesë e një liste të shkurtër prej nëntë vendesh të identifikuara nga ministrat dhe zyrtarët si destinacione të mundshme për këto objekte.

Kosova, “vendndodhje e besueshme” në rrugën ballkanike

Edhe pse diskutimet zyrtare nuk kanë filluar ende me asnjë vend, Qeveria britanike shpreson të bëjë progres me këto plane përpara se të presë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Londër këtë vjeshtë. Lista e shkurtër përfshin gjithashtu Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, si dhe disa vende jo-evropiane.

Shqipëria fillimisht ishte parashikuar si vendi pritës, por kryeministri Edi Rama e përjashtoi këtë mundësi javën e kaluar. Burime qeveritare britanike e konsiderojnë Kosovën si një vendndodhje “të besueshme” për shkak të pozicionit të saj në një nga rrugët kryesore që përdorin migrantët e paligjshëm drejt Bashkimit Evropian. Sipas Ministrisë së Jashtme, gati 22,000 migrantë të paligjshëm përdorën rrugën e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE vitin e kaluar.

Osmani e hapur për diskutim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lënë të kuptohet se vendi i saj do të ishte “i hapur” për diskutime rreth strehimit të një prej këtyre qendrave. Ajo theksoi se deri më tani nuk ka pasur bisedime zyrtare me Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje, por nuk e përjashtoi mundësinë e bisedimeve në të ardhmen.

Mbretëria e Bashkuar pritet të argumentojë se migrantët që kalojnë nëpër vendet që strehojnë qendrat e kthimit kanë pasur mundësi të kërkojnë azil në vende “të sigurta”, por kanë zgjedhur të mos e bëjnë këtë. Ky zhvillim tregon një qasje të re nga Britania e Madhe në menaxhimin e çështjes së azilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *