AKU Mish derri Salmonelë Brazili Asgjësim Siguria ushqimore Bllokim Kontaminim Import

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të përhapura në media, duke i quajtur të pavërteta pretendimet se mishi i derrit i importuar nga Brazili, i kontaminuar me salmonelë, po shitej në fshehtësi. AKU sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri që u bllokua qysh më 28 janar 2025, pas konfirmimit laboratorik të pranisë së salmonelës.

Sipas deklaratës së AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill 2025, kur vetë kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj. Ky proces u krye në prani të të gjitha autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.

AKU thekson se është në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, duke shprehur shqetësimin për përhapjen e lajmeve të paverifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *