Tiranë – Pas akuzave të forta të deputetit Agron Shehaj, Adriatik Lapaj ka reaguar me një deklaratë të papritur dhe të drejtpërdrejtë. Ai theksoi se nuk përjashton askënd kur bëhet fjalë për financime, duke sfiduar hapur kritikat për burimet e tij financiare.

“Nuk jam klerik që të përzgjedh burimet e financimit. Unë do marr para edhe nga kriminelët, për aq kohë sa ato shkojnë për qëllime të drejta,” tha Lapaj në një intervistë për mediat.

Kjo deklaratë vjen si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Shehajt, i cili e kishte sulmuar publikisht duke pretenduar se Lapaj financohet nga para të pista. Përplasja mes dy figurave publike ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debat në opinionin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *