Vjosë ndotje Skandal mjedisor Gorisht Dekantim nafte Selenicë Procedim penal Ndotje mjedisi Policia Vlorë

Vlorë, Shqipëri – Pak ditë pasi u bë publik skandali i rëndë i ndotjes së lumit Vjosë, policia ka ndërmarrë veprime konkrete. Është proceduar penalisht P.M., 59 vjeç, përgjegjësi i sektorit të dekantimit të naftës në fshatin Gorisht, Selenicë. Dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte, duke shkaktuar ndotje masive mjedisore.

Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. M., 59 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, Selenicë, pasi dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte në vendin e quajtur ‘Përroi i Madh’ të Gorishtit, duke shkaktuar ndotje”.

Ky procedim vjen si pasojë e shqetësimit të madh publik dhe reagimeve mjedisore pas zbulimit të ndotjes në një prej lumenjve më të rëndësishëm dhe më të paprekur të Shqipërisë, i cili është propozuar edhe për shpalljen si park kombëtar. Hetimet pritet të vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe përgjegjësit e këtij dëmtimi mjedisor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *