Flamur Noka SPAK Partia Demokratike Sekretar i Përgjithshëm Thirrje SPAK Hetim Kallëzime PD Komunikim zyrtar

Tiranë, ShqipëriFlamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, u paraqit mëngjesin e kësaj të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Vizita e tij, e cila ka ngjallur interes në opinionin publik, mbetet e mbushur me pikëpyetje sa i përket arsyes së thirrjes.

Deri më tani, burime pranë SPAK nuk kanë dhënë detaje mbi natyrën e kësaj paraqitjeje. Nuk dihet nëse Noka do të merret në pyetje në lidhje me ndonjë çështje specifike që e përfshin atë personalisht, nëse është thirrur si person në dijeni për çështje të tjera të rëndësishme, apo nëse paraqitja lidhet me ndonjë prej kallëzimeve që Partia Demokratike ka bërë në emër të saj.

Noka u pa të mbërrijë në SPAK i vetëm dhe pa mbajtur asnjë dokument me vete, detaj që shton misterin rreth qëllimit të thirrjes së tij. Publiku dhe mediat presin me interes zhvillimet e mëtejshme dhe ndonjë deklaratë zyrtare që do të zbardhë arsyet e kësaj paraqitjeje në organin e akuzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *