Vrasje Itali Rivaldo Rusi Aurelio Valiante Biznesmen italian Fshehje trupi Grabitje Itali Hetime vrasje Fuçi vere Cilento Drejtësi italiane

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Cilentos, Itali, ku 25-vjeçari shqiptar Rivaldo Rusi mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një tentative grabitjeje në një banesë. Autori i vrasjes, biznesmeni italian Aurelio Valiante, 58 vjeç, ka pranuar autorësinë e krimit, duke dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.

Valiante, i cili gjithashtu plagosi një person tjetër që ndodhet në spital në Napoli në gjendje të rëndë, rrëfeu para drejtësisë italiane se kishte qëlluar disa herë me armë zjarri kundrejt hajdutëve. Nga të shtënat mbeti i vrarë vetëm Rivaldo Rusi. Më pas, biznesmeni deklaroi se fshehu trupin e pajetë të të riut shqiptar. Ai zbuloi se e kishte transportuar trupin në një fuçi vere, të cilën më pas e ngarkoi në makinë për ta çuar disa kilometra larg banesës dhe për ta varrosur.

Mediat italiane raportojnë se biznesmeni nga Foria di Centola po hetohet aktualisht për vrasje dhe fshehje të trupit të viktimës. Megjithëse nuk është lëshuar ende asnjë masë paraprake kundër tij, Valiante, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, janë transferuar në një vend të mbrojtur për arsye sigurie. Pritet që në orët në vijim, me vendim të autoriteteve, ai të mund të shoqërohet jashtë rajonit.

Biznesmeni është marrë në pyetje për më shumë se njëmbëdhjetë orë nga prokurori publik i Vallos, Francesco Rotondo. I shoqëruar nga avokati i tij, Antonello Natale, Valiante ka zgjedhur të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit, duke treguar gjithë detajet e asaj që ndodhi natën e grabitjes, e cila kulmoi me vdekjen e të riut shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *