Vrasja Ardian Nikulaj Ekstradim Londër Edmond Haxhia Ruben Saraiva Gjykata e Lartë Angleze Prokuroria Lezhë Krim i Organizuar Vrasës me pagesë

Londër, 12 Qershor 2025 – Një përpjekje e re për të bllokuar ekstradimin e pesë të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj ka dështuar sot në Gjykatën e Lartë Angleze “Royal Court of Justice”. Avokatët e Edmond Haxhisë (me pasaportë britanike), Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt u përpoqën të apelin vendimin e ekstradimit të marrë në gusht 2024, duke argumentuar me Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut.

Gjyqtari Mr. Justice Swift mbeti i pabindur nga argumentet e mbrojtjes, duke e çuar më pranë ekstradimin e të dyshuarve. Prokuroria e Lezhës i akuzon ata për përfshirje në vrasjen e Nikulajt, me Edmond Haxhin si personin kyç që organizoi planin dhe katër britanikët e tjerë si survejues. Vrasjen e ekzekutoi Ruben Saraiva, i cili u ekstradua nga Maroku në dhjetor 2023 dhe po përballet me procesin gjyqësor në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *