Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “mbetet i gatshëm” të udhëtojë drejt Turqisë për një takim të mundshëm me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolyn Levitt, të hënën.
Deklarata e saj vjen pasi Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sugjeroi sërish një samit të tillë, veçanërisht pas një takimi mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll po atë ditë. Levitt theksoi se Trump “ka thënë tashmë se do të ishte gati nëse kjo do të ndodhte, por ai dëshiron që këta dy udhëheqës dhe të dyja palët të ulen së bashku në tryezën e negociatave.”