Ekzekutim Lezhë Vrasje Tale Krim Lezhë 57-vjeçar i vrarë Oborri i shtëpisë Hetimet Lezhë Policia Lezhë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur sot fshatin Tale të Lezhës, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Viktima është identifikuar si P. Kaza, 57 vjeç, banues në Tale.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur teksa P. Kaza po kthehej në banesë me automjetin e tij. Ai është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur i pajetë brenda automjetit, në oborrin e shtëpisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Lezhës, të mbështetura nga Njësia Speciale e Shkodrës dhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve të kësaj vrasjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *