Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të paraqitet nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata. Ky do të jetë një prej paraqitjeve të rregullta, siç parashikohet nga procedura – çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit.
Edhe këtë herë, ish-kryeministri ka mobilizuar militantët e tij për të protestuar para godinës së SPAK. Një mesazh i dërguar në grupin e Këshillit Kombëtar të PD-së nga Flamur Noka informon zyrtarët e partisë që të jenë të pranishëm për të mbështetur Berishën