Sali Berisha Donald Trump Kartele shqiptare Organizata terroriste Trafik droge Pastrim parash Edi Rama Narkoshteti Zgjedhjet 11 Maj Siguria rajonale

Tiranë, Shqipëri – Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë një thirrje të fortë ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe qeverisë së SHBA-së, duke kërkuar shpalljen e karteleve shqiptare të drogës si organizata terroriste. Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se këto grupe janë të implikuara në pastrimin e miliarda eurove të fituara nga trafiku i drogës dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe globale.

Berisha pohoi se Partia Demokratike (PD) është e gatshme të ofrojë çdo provë që tregon implikimin e individëve të lidhur me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme.

“I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë,” deklaroi Berisha. Ai shtoi se këto kartele “lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama.”

Narkoshteti dhe Manipulimi i Zgjedhjeve

Sipas Berishës, shpallja e organizatave mafioze shqiptare si terroriste do të ishte një kontribut thelbësor për sigurinë në Shqipëri, rajon, NATO dhe Evropë. Ai garantoi se PD do të paraqesë dokumente dhe prova që faktojnë implikimin direkt të Edi Ramës, Olsi Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës dhe shumë të tjerëve në aktivitetet e karteleve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *