Belina Pupa Elvis Pupa (Vis Pupa) Australi Shtëpi bari Kanabis Arrestim Kultivim droge Adelaide Influencuese Aktor

Një skandal ka tronditur komunitetin shqiptar në Australi, pasi Belina Pupa, një terapiste dhe influencuese e njohur me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është arrestuar në lidhje me kultivimin e një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur media australiane Adelaide Now.

Belina, bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar Elvis Pupa (i njohur edhe si Vis Pupa), doli para Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide të martën. Ajo nuk ka paraqitur ende një deklarim fajësie për akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas dokumenteve gjyqësore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur midis 1 janarit dhe 4 prillit 2025, në një pronë në Ascot Park, ku u zbuluan 43 bimë kanabisi.

Avokati i saj kërkoi nga gjykata një ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, duke argumentuar se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe i duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune. “Ajo ka klientelë në Shqipëri, SHBA dhe Australi, dhe shpenzon rreth tre muaj në vit në Shqipëri, ku ofron shërbimet e saj edhe në televizion,” u theksua në sallën e gjyqit.

Megjithatë, Prokuroria kundërshtoi ashpër kërkesën, duke e cilësuar rastin si të rëndë dhe duke shtuar se partneri i saj, Vis Pupa, i cili është bashkë-akuzuar në këtë çështje, është larguar nga vendi dhe aktualisht është në kërkim.

Magjistratja vendosi të shtyjë seancën dhe lejoi Belina Pupën të qëndrojë në liri me kusht deri në seancën e radhës, e cila do të mbahet javën e ardhshme.

Belina Pupa është një figurë publike e njohur, me paraqitje të shumta në emisione televizive informative dhe aktivitet të dukshëm në promovimin e mirëqenies mendore dhe shëndetit psikologjik, veçanërisht në komunitetin shqiptar në diasporë. Ky zhvillim ka shkaktuar një valë reagimesh dhe diskutimesh në mediat sociale dhe në komunitetin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *