Tiranë – Një debat i ashpër publik është ndezur mes Adriatik Lapajt dhe deputetit Agron Shehaj. Lapaj akuzoi Shehajn për qëndrime të dyshimta, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me një deklaratë të fortë.
“Unë jam i pakapshëm nga çdo interes i errët. Ty të financojnë para të pista,” tha Shehaj, duke nënkuptuar lidhje të dyshimta financiare të Lapajt.
Në një ton ironik, Shehaj shtoi: “Të fala Ramës, Adriatik!” duke lënë të kuptohet një lidhje e mundshme mes Lapajt dhe qeverisë.
Lapaj nuk ka vonuar të reagojë, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta dhe të motivuara politikisht. Përplasja mes tyre ka ngjallur vëmendje të madhe publike, ndërsa qytetarët ndjekin me interes zhvillimin e kësaj përballjeje politike dhe mediatike.