Tiranë – Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të reja lidhur me statusin e tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo çështje nuk përbën një prioritet për administratën e ish-presidentit Donald Trump në këtë moment, por ka në plan t’i dërgojë një letër sapo të plotësohet ekipi i tij i ri.

“Nuk është çështja ime përparësi për Trump tani, por do ta trajtoj këtë temë me administratën e tij sapo të formësohet plotësisht,” tha Berisha gjatë një interviste.

Ish-kryeministri ka vazhduar të mohojë akuzat që çuan në shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke i konsideruar ato të pabaza dhe politike. Megjithatë, ai ka shprehur besim se do të mund ta zgjidhë këtë çështje përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me autoritetet amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *