Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë, në ambientet e një picerie pranë zonës së “Ali Demit”. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur te “Pizzeria F…”, ku i mituri punonte si kamarier.

Sipas burimeve paraprake, konflikti ka nisur mes adoleshentit dhe një motoristi. Pas një përplasje verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.

Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e plota të konfliktit. Deri më tani, nuk janë siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë, të cilat do të ndihmonin në dokumentimin e momentit të plagosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *