Simone Inzaghi Inter Al Hilal Trajner Serie A Champions League Roberto De Zerbi Marseille Merkato trajnerësh Arabia Saudite

Epoka e Simone Inzaghit tek Interi ka marrë fund zyrtarisht. Trajneri kampion i Italisë ka pranuar një ofertë stratosferike nga Al Hilal i Arabisë Saudite, me një kontratë dyvjeçare që i garanton 25 milionë euro neto në sezon. Pavarësisht dëshirës së klubit zikaltër për ta mbajtur, Inzaghi ka vendosur të nisë një aventurë të re, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas humbjes 5-0 ndaj PSG në finalen e Champions League.

Një takim vendimtar mes Inzaghit dhe drejtuesve të Interit u zhvillua sot në qendër të Milanos, larg selisë së zakonshme të klubit. Pak orë pas këtij takimi, u konfirmua ndarja, ndërkohë që përfaqësuesit e Al Hilal ndodhen tashmë në Milano për të finalizuar marrëveshjen.

Ndërkohë, Interi ka nisur menjëherë kërkimin për një trajner të ri, pasi Kupa e Botës për Klube në SHBA fillon pas vetëm 10 ditësh. Emri i Roberto De Zerbit, aktualisht trajner i Marseille, ka dalë në skenë si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës. Prania e agjentit të tij, Edoardo Crnjar, pranë selisë së Interit ka shtuar edhe më shumë zërat për një marrëveshje të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *