Pastrimi i parave (AML - Anti-Money Laundering) Financimi i terrorizmit Mashtrimi Korrupsioni

Tiranë, Shqipëri – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë të ditur se linja e sinjalizimit e Agjencisë së SHBA kundër Narkotikëve (DEA) është tashmë aktive edhe në Shqipëri. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët shqiptarë të ndajnë çdo informacion që posedojnë lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave që rrjedhin nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në njoftimin e saj, ambasada amerikane thekson se DEA ka vënë në dispozicion kanale të sigurta komunikimi për të gjithë ata që dëshirojnë të japin informacione. Qytetarët mund të kontaktojnë zyrën e DEA-s nëpërmjet aplikacionit WhatsApp në numrin: +1 571 502-7846 ose nëpërmjet emailit në adresën: albania_DEA_tipline@state.gov. Ambasada siguron se të gjitha të dhënat do të mbahen plotësisht të fshehta.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Ky apel vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Ambasada gjithashtu falënderon të gjithë individët që deri më tani kanë dorëzuar të dhëna të besueshme, të cilat kanë mbështetur operacionet e suksesshme të DEA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *