Liridona Ademaj Naim Murseli Granit Plava Kushtrim Kokalla Vrasje GJKKO Prishtinë Aktakuzë Sigurim jete Dëshmi fëmijësh Kosova

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e ndodhur në nëntor të vitit 2023. Të akuzuarit, bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, u deklaruan të pafajshëm për veprën penale të vrasjes dhe planifikimit të saj.

Prokuroria Themelore theksoi se ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar përfshirjen e të treve, ndërsa mbrojtja e tyre i cilësoi provat si kryesisht rrethanore. Kërkesa e mbrojtjes së Naim Murselit për një ekzaminim psikiatrik u aprovua. Edhe këtë herë, Murseli u shpreh i pafajshëm, madje deklaroi se nëse Prokuroria vërteton pretendimet e saj, ai vetë do të kërkojë burgim të përjetshëm.

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, shpërtheu në lot teksa citoi dëshmitë tronditëse të fëmijëve të viktimës: “Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam?”. Këto pyetje, së bashku me ato të familjarëve të tjerë, u paraqitën si elementë kyç për t’u dhënë përgjigje nga gjykata.

Si provë në këtë rast do të përdoret edhe një raport nga Suedia, që dëshmon ekzistencën e një police sigurimi prej rreth 260 mijë eurosh në emër të Liridona Ademajt, e paguar në vitin 2022. Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar 2025, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Granit Plava, me marrëveshjen që Naim Murseli t’i paguante atij shumën prej 30 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *