Durrës, Shqipëri – Vrasja e Ermir Dedjas dyshohet të jetë një krim i mirëorganizuar dhe i planifikuar në detaje, ku implikimi i shtetasve të huaj po del në pah. Policia e Durrësit ka zbuluar detaje kyçe lidhur me automjetin e përdorur në këtë atentat, i cili u braktis dhe u dogj në Gërdec.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, mjeti ka hyrë në territorin shqiptar vetëm një ditë para ngjarjes, i sjellë nga porti i Durrësit nga një shtetas maroken. Ky i fundit është larguar nga Shqipëria ditën pas vrasjes, duke dhënë idenë e një “misioni të përmbushur”. Autoritetet shqiptare po kërkojnë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për të lokalizuar dhe arrestuar marokenin e dyshuar.

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve për sigurimin e kushteve të këtij atentati me tipare mafioze, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër person me kombësi shqiptare.

Ky rast shënon një precedent, pasi është hera e parë që në një atentat në Shqipëri përdoret një automjet i sjellë nga jashtë vendit, ndërkohë që zakonisht grupet kriminale shfrytëzojnë makina të vjedhura brenda vendit. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me motive hakmarrjeje, pasi Dedja dyshohet të ketë qenë i përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale si autor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *