Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar me inicialet E. Z., banues në lagjen “24 Maji”, pas kapjes në flagrancë gjatë shpërndarjes së dozave të kanabisit.

Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit fizik, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza të lëndës narkotike kanabis, të destinuara për shpërndarje në lagje të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndon akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.”

Policia mbetet e angazhuar në luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e rasteve të ngjashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *