Korçë – Policia ka arrestuar autorin e disa rasteve të vjedhjes së bazamenteve prej mermeri në varrezat e qytetit. I ndaluari është shtetasi me iniciale B.M., 48 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, i cili ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve funerale.

B.M. akuzohet se në kohë të ndryshme ka hyrë në varrezat e Korçës dhe ka kryer vjedhjen e pllakave prej mermeri dhe graniti. Më pas, materialet e vjedhura i merrte në punishten e tij dhe i shiste.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhunimi i varreve“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *