Vjedhje Motomjete elektrike Lushnjë Arrestim Kërkim Policia E.P. O.D. Biznes Hetim

Lushnjë – Policia e Lushnjës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas vjedhjes së katër motoçikletave elektrike nga një biznes lokal. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por falë veprimeve të shpejta hetimore, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një prej autorëve.

Shtetasi i arrestuar është E.P., 38 vjeç, banues në Pirrë. Ai u vu në pranga pas një kallëzimi nga pronari i biznesit, I.S., i cili denoncoi vjedhjen e sendeve të ndryshme nga pika e tij në lagjen “Savër”.

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, shtetasi O.D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Policia po punon intensivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Hetimet e shpejta, të mbështetura edhe nga informacionet operative, çuan në zbulimin e të dyshuarve.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur nëse këta shtetas janë përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *