Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur vizitën e tij të sotme në Dibër në një atmosferë festive dhe të pazakontë. I shoqëruar nga ritmet e muzikës dhe valltarët, si dhe nga reperi i njohur Noizy, kryeministri nuk ka ngurruar t’i bjerë vetë daulles.

Kjo performancë e kryeministrit erdhi në fund të ceremonisë së inaugurimit të rrugës Maqellarë-Peshkopi, segmenti i fundit që shënon përfundimin e plotë të Rrugës së Arbrit, një projekt madhor infrastrukturor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shprehur kënaqësinë për përfundimin e këtij segmenti të rëndësishëm. “Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër,” shkruan ai.

Në postimin e tij, Rama thekson gjithashtu rëndësinë e këtij segmenti për të shmangur trafikun dhe rrëmujën e bulevardit të Peshkopisë, duke shtuar se edhe ky i fundit po i nënshtrohet një rikonstruksioni të bukur.

Pjesëmarrja e Noizyt dhe atmosfera festive e krijuar në fund të ceremonisë së inaugurimit kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, duke e kthyer përfundimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në një festë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *