Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted”, duke vënë në pranga një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Shtetasi Mikel Berisha, banues në Berat, akuzohet për përfshirje në një grup kriminal që kryente vjedhje me dhunë. Për këtë arsye, Gjykata e Beneventos në Itali kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” me vendim të datës 16 korrik 2019, për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal italian.

Operacioni u realizua nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve. Arrestimi u krye falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Aktualisht, pritet procedura e ekstradimit të tij drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *