Sulmet e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani kanë arritur kulmin. I akuzuari për vjedhje dhe pastrim parash ka publikuar një procesverbal të rremë, duke pretenduar se prokurori e kishte cilësuar “ndyrësirë” gjatë seancës gjyqësore.
Megjithatë, GJKKO ka hedhur poshtë këtë pretendim përmes një deklarate zyrtare, duke konfirmuar se procesverbali nuk është i vërtetë. Sipas verifikimeve audio të seancës së 12 shkurtit 2025, nuk rezulton që prokurori Dado të ketë përdorur këtë term në ndonjë moment.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmoi se postimi i Veliajt në Facebook është një mashtrim.