Fermë bagëtish Shkodër Domen Karantinë Sëmundje virale Bagëti të imëta Veteriner Mostra gjaku Virus ngjitës Zamir Milani

Korçë, Shqipëri – Një vatër e re e murtajës së ruminantëve të vegjël është konfirmuar në jug të vendit, duke ngritur alarmin për përhapjen e sëmundjes. Rasti i parë në qarkun e Korçës është evidentuar në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, ku simptoma të sëmundjes janë raportuar në një fermë lokale.

Aktualisht, përfaqësues të shërbimit veterinar ndodhen në vendngjarje, duke kryer procedurat e nevojshme për izolimin e zonës së prekur, dezinfektimin dhe marrjen e mostrave për analiza të mëtejshme.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike për fermerët. Konfirmimi i kësaj vatre në Korçë shton shqetësimet për sektorin blegtoral në jug të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *