Iran: SHBA: Ayatollah Ali Khamenei: Donald Trump: Bisedime: Marrëveshje bërthamore: Uranium: Armë bërthamore: Sanksione: Izrael: Tensione rajonale: Politika e "trysnisë maksimale": Program raketor:

Uashington, SHBA — Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dyshime në rritje lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bërthamore me Iranin. Ai deklaroi se ka “gjithnjë e më pak besim” se një pakt me Teheranin mund të materializohet, duke sugjeruar se bisedimet kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit.

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nisën pothuajse dy muaj më parë me synimin për të rivendosur një marrëveshje bërthamore. Megjithatë, në një intervistë për podkastin e New York Post, Trump shprehu skepticizmin e tij. Kur u pyet nëse mendon se mund ta bindë Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, ai u përgjigj thjesht: “Nuk e di.”

“Nuk e di. E mendoja kështu, por po kam gjithnjë e më pak besim për këtë gjë,” tha Trump. “Ata duken sikur po e vonojnë këtë çështje qëllimisht dhe mendoj se kjo është për keqardhje. Tani kam më pak besim sesa kisha disa muaj më parë. Diçka u ka ndodhur.”

Pavarësisht këtij skepticizmi, Trump këmbënguli se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të posedojë armë bërthamore, me apo pa marrëveshje. “Nëse nuk dëshironi të arrini një marrëveshje, atëherë nuk do të mund të keni armë bërthamore. Nëse arrini një marrëveshje, po ashtu nuk do të keni armë bërthamore,” theksoi udhëheqësi amerikan.

Që nga prilli, palët kanë zhvilluar pesë raunde bisedimesh. Kujtojmë se në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *