Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen “Haxhi H. Dalliu” në Tiranë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ra aksidentalisht në një gropë me ujë pranë një pallati të papërfunduar.
Sipas informacioneve paraprake, viktima po kalonte pranë zonës kur, pa e vënë re, ka rënë në gropën e mbushur me ujë, duke u mbytur. Për shkak të thellësisë së gropës, ekipet e zjarrfikësve ndërhynë me litarë për të nxjerrë trupin e pajetë.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse zona ku ndodhi aksidenti ishte e rrethuar apo e sinjalizuar për rrezikun që paraqiste.