Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku një shtetas shqiptar, 40-vjeçari Elis Alijaj, është ekzekutuar me breshëri plumbash në lagjen Ma Campagne. Krimi ndodhi kur Alijaj, një inxhinier hidraulik pa asnjë histori të mëparshme me autoritetet, ndodhej në furgonin e tij dhe ishte në rrugë për në punë. Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj tij, duke i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Dëshmitarët kanë raportuar se, pas ekzekutimit, një automjet është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Më vonë, ky automjet është gjetur i djegur në një pyll në Jauldes, dhe brenda tij u gjet një pistoletë-mitraloz. Hetimet paraprake sugjerojnë se Alijaj është qëlluar me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tri goditje fatale – një në këmbë dhe dy në kraharor. Viktima humbi jetën në vend.

Policia franceze ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes, e cila ka të ngjarë të ketë pasur motiv mafioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *