Chris LaCivita Partia Demokratike (PD) Diaspora shqiptare Brescia (Itali) Zgjedhjet e 11 majit Fushata elektorale Sali Berisha Votimi Pjesëmarrja masive E ardhmja e Shqipërisë Kriza në Shqipëri Edi Rama Socialistët Ndryshimi i drejtimit Shqipëria e Madhe Donald Trump

Ndërsa Shqipëria ende po përballet me pasojat e zgjedhjeve të 11 majit, që shënuan një humbje të thellë për Partinë Demokratike, Chris LaCivita, strategu amerikan i angazhuar nga Sali Berisha, duket se i është rikthyer interesave të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LaCivita, i cili pritej të ishte “arkitekti” i fitores së opozitës në Shqipëri, u mjaftua me një postim të shkurtër në rrjetet sociale gjatë numërimit të votave, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për “vjedhje votash”. Ai publikoi një video të demokratëve që tregonte një “zyrë patronazhistësh” në Tiranë, duke shkruar: “Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës”.

Megjithatë, reagimi i tij i fundit në platformën “X” ka të bëjë me politikën amerikane, duke treguar një rikthim të dukshëm në fokusin e tij. Ai ka publikuar kopertinën e një libri të ri që flet për Joe Biden dhe spekulimet për përdorimin e mundshëm të një karrocë me rrota nëse rizgjidhet. “Asgjë për të parë këtu….Ndihmësit e Biden diskutuan për nevojën e një karrigeje me rrota nëse rizgjidhet: libër i ri,” shkroi LaCivita.

Ky rikthim i shpejtë në politikën amerikane ngre pikëpyetje mbi angazhimin e vërtetë të LaCivitas në fushatën zgjedhore në Shqipëri dhe lë të kuptohet se ai mund të ketë konsideruar angazhimin në Shqipëri si një projekt të përkohshëm dhe fitimprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *