Amarild Muka Vjedhje makinash luksoze Greqi Shqipëri Policia greke Policia shqiptare Kërkim policor Automjete të vjedhura Krim ndërkombëtar Precedentë penalë

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur për policinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga policia greke si autor i vjedhjes së 7 automjeteve luksoze dhe tentativës për të vjedhur një tjetër. Muka, i skeduar në Greqi edhe me emrat Amarildo apo Amrillo, dyshohet se është larguar jashtë shtetit. Vlera e mjeteve të vjedhura prej tij shkon në rreth 400,000 euro.

Hetimet e gjata, përfshirë shqyrtimin e pamjeve filmike, analizën e dëshmive dhe punën policore, zbuluan veprimtarinë e Amarild Mukës që nga janari 2022. Për vjedhjen e automjeteve luksoze, ai përdorte dy metoda: marrjen e çelësave nga vendi ku ishin varur në parkim privat dhe shtirjen si i afërm i pronarit, duke marrë çelësat në mirëbesim nga rojet e parkingut.

Mes automjeteve të vjedhura, përfshihet edhe një “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB777VD, në pronësi të shtetasit V. Dh., vjedhur më 24.12.2023 në një parking privat në Athinë.

Mjetet e vjedhura:

  • 09.01.2022 – “Mercedes-Benz” C180
  • 02.09.2023 – “Porsche” Cayenne (50,000 euro)
  • 20.10.2023 – “Mercedes-Benz” ML 350 (22,000 euro)
  • 25.10.2023 – “BMW” X5 (80,000 euro)
  • 24.12.2023 – “Mercedes-Benz” AB777VD
  • 03.02.2024 – “Mercedes-Benz” PMB7369
  • 23.03.2024 – “Lexus” XZA-1182
  • 29.04.2024 – Tentativë për të vjedhur “BMW” 316

Amarild Muka ka precedentë penalë edhe në Shqipëri. Ai është arrestuar në Tiranë në mars 2012 për vjedhje në bashkëpunim, në maj 2017 në aksin Mamurras-Laç për vjedhje të një “Mercedes-Benz” dhe në nëntor 2017 në Kamëz për posedim të një pistoletë me silenciator pa leje.

Ky rast nxjerr në pah aktivitetin e grupeve kriminale që operojnë ndërkombëtarisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Autoritetet greke dhe shqiptare po bashkëpunojnë për kapjen e Amarild Mukës dhe sjelljen e tij para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *