Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka bërë një deklaratë të fortë për mediat lidhur me skandalin e 10 ton mandarinave të helmuara, të cilat u ndaluan në dhjetor të vitit të kaluar nga autoritetet kroate, për shkak të pesticideve të dëmshme për shëndetin. Muçollari akuzoi qeverinë dhe Agjencinë Kombëtare të Ushqimit (AKU) për përgjegjësinë e kësaj skandali dhe kërkoi që SPAK-u të nisë hetime për rastin, pasi dyshohet se mandarinat janë rikthyer në dyqanet e Shqipërisë dhe janë konsumuar nga qytetarët.
Ai theksoi se ky nuk është një rast i izoluari i disa individëve që shkelin ligjin për të përfituar nga të drejtat e tjera, por një histori e përsëritur e një “krimi shtetëror”, ku përgjegjësia bie mbi AKU-në, Ministrinë e Bujqësisë dhe strukturat e tjera të autorizuara për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore. Muçollari nënvizoi se qytetarët shqiptarë paguajnë taksa për të mbajtur këto agjenci që duhet të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e tyre, por sipas tij, qeveria ka dështuar në këtë detyrë.
Muçollari gjithashtu kritikon kryeministrin Edi Rama për emërimet e bëra në AKU, duke thënë se kjo agjenci po përdoret për të shpërblyer patronazhistët në drejtësi, dhe nuk po i siguron qytetarët për sigurinë ushqimore. Ai theksoi se siguria ushqimore është po aq e rëndësishme sa siguria kombëtare dhe kërkoi që SPAK-u të angazhohet seriozisht për të zbuluar dhe ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë të këtij skandali, duke përfshirë drejtorin e AKU-së dhe Ministren e Bujqësisë.
Në fund, Muçollari njoftoi se Partia Demokratike ka angazhuar ekspertë për të hartuar një platformë të plotë për të zgjidhur këtë problem, dhe premtoi që, me ndryshimin që do të vijë më 11 maj, qytetarët shqiptarë, ashtu si ata të vendeve të BE-së, do të kenë garanci për ushqimet që konsumojnë.