Romë, Itali — Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut të drogës, duke theksuar përsëri praninë e shqiptarëve si figura kryesore në këtë veprimtari kriminale në vend. Arrestimi i fundit ndodhi në Cassino, ku Policia Rrugore Italiane ndaloi një të ri shqiptar që drejtonte një automjet tip “Alfa Romeo” në autostradë.
Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan një sasi të madhe prej 10 kilogramësh kokainë, e cila ishte fshehur me mjeshtëri në gomën rezervë të makinës. Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burg.
Autoritetet italiane kanë nisur hetime të mëtejshme për të zbuluar lidhjet e tij me porositësit e kokainës, e cila dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria. Ky rast shton numrin e vazhdueshëm të arrestimeve të shtetasve shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Itali.