Gjykata e Lartë ka caktuar datën 11 mars për shqyrtimin e rekursit të ish-deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit kërkon pafajësinë, duke kundërshtuar dënimin me një vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Salianji është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, të cilat e kanë shpallur fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ai e ka quajtur procesin të montuar dhe e konsideron veten të dënuar politikisht.
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë pritet të jetë një përballje e fortë mes palëve, ku do të shqyrtohen provat dhe argumentet e secilit krah. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të jetë përfundimtar dhe nuk do të ketë të drejtë apeli.