Rama në Kuvendin Rinor të PS: Reforma në Drejtësi, Shansi Historik për Ndërtimin e Shtetit

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Rinor të partisë, u ndal te rëndësia e Reformës në Drejtësi dhe efektet e saj në ndërtimin e një shteti ligjor.

Rama theksoi se kjo reformë u ndërmor për t’u dhënë shqiptarëve një mundësi reale për drejtësi të pavarur dhe shtet të qëndrueshëm. Duke iu referuar arrestimeve të ish-ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Rama deklaroi se këto veprime janë dëshmi e suksesit të reformës.

“Ata që deri dje ishin një karrige larg meje, sot janë në duart e drejtësisë apo në kërkim. Po të mos ishim ne socialistët që përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të pushtetit para drejtësisë, siç nuk ka pasur që prej vitit 1912,” u shpreh ai.

Rama theksoi se reforma nuk u ndërmor për të goditur kundërshtarët politikë, por për t’i dhënë shqiptarëve një sistem drejtësie të paanshëm dhe të fortë.

Fjalimi i tij erdhi në një kohë kur çështjet e ndjekura nga SPAK po krijojnë debat të gjerë në skenën politike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *