Rama në Athinë: Mbështetje Financiare për 50 Mësues, Forcojmë Gjuhën Shqipe në Diasporë

Për herë të parë, qeveria shqiptare ka nisur një program mbështetjeje financiare për 50 mësues të gjuhës shqipe në Athinë. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në lancimin e këtij programi, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe trashëgimisë së gjuhës shqipe në diasporë.

“Me mësuesit shqiptarë në Greqi, ku nisim për herë të parë një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera, për ata që me misionin patriotik për të ruajtur e trashëguar gjuhën shqipe, mes sakrificave e ndjenjës së përkatësisë, i mësojnë gjuhën tonë të bukur fëmijëve shqiptarë, duke i mbajtur të lidhur fort me rrënjët e tyre, e për t’iu dhënë një mundësi më shumë për t’u kthyer e për të jetuar aty ku e kanë zemrën, në Shqipëri,” shkroi Rama në një postim në mediat sociale.

Ky program, i premtuar gjatë vizitës së parë të Ramës në Athinë, tashmë është bërë realitet. Kryeministri u shpreh se do të punohet për shtrirjen e tij edhe në shtete të tjera, duke rritur mbështetjen për mësuesit shqiptarë në diasporë.

Nisma synon të forcojë lidhjen e fëmijëve shqiptarë me gjuhën dhe kulturën e tyre, duke u ofruar një mundësi më të mirë për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për t’u kthyer në Shqipëri në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *