Policia e Sarandës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të përfshirë në vjedhje motomjetesh. Tre persona janë identifikuar si autorët e dyshuar të vjedhjes së katër motomjeteve. Nga këta, dy janë arrestuar, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

Në pranga kanë përfunduar Klajdi Hadushi dhe Orgest Jonuzi, ndërsa policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre të tretë. Gjatë operacionit janë sekuestruar dy motomjete të vjedhura.

Gjithashtu, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Elton Dauti, i cili ishte në kërkim për vjedhje të mëparshme, por gjatë kësaj periudhe kishte kryer edhe tre vjedhje të tjera. Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *