Rrogozhinë Plagosje me armë zjarri Shpëtim Osmani Sami Disha N. Disha Konflikt Qen Vetëdorëzua Armë zjarri Policia e Kavajës

Rrogozhinë – Një konflikt banal për shkak të një qeni ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri në fshatin Gos të Rrogozhinës. Shpëtim Osmani, 56 vjeç, dyshohet se qëlloi me pistoletë dy fqinjët e tij, çiftin bashkëshortor Sami Disha dhe N. Disha.

Ngjarja ndodhi sot, ku si pasojë, Sami Disha mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Gjithashtu, edhe bashkëshortja e tij, N. Disha, mbeti e plagosur.

Pas ngjarjes, Osmani fillimisht u largua nga vendi i krimit, por arratia e tij zgjati pak. Rreth një orë pas konfliktit, ai u vetëdorëzua në Policinë e Rrogozhinës.

Shërbimet e Policisë së Kavajës kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit, një pistoletë, të cilën autori e kishte fshehur në një mur. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *