Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 44-vjeçar është gjetur i vetëvarur brenda një objekti në ndërtim. Viktima, i identifikuar me inicialet A. Sh., u gjet pa shenja jete rreth orës 11:35 të paradites së sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se bëhet fjalë për një akt vetëflijimi, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivet që mund ta kenë çuar viktimën drejt këtij akti ekstrem.

“Rreth orës 11:35, është gjetur i pajetë në një objekt në ndërtim, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 44 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës.

Aktualisht, autoritetet po hetojnë nëse 44-vjeçari kishte pasur probleme personale apo ekonomike që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *