iranë, Shqipëri – Diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i deputetes Grida Duma, ka ndërruar jetë sot. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga politikania Majlinda Bregu, e cila shprehu ngushëllimet e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj prekës, Majlinda Bregu e kujton Shqinën si një figurë me integritet dhe profesionalizëm. Ajo theksoi se e kishte njohur Shqinën që në vitet e hershme të karrierës së tyre akademike, kur të dy ishin pedagogë të rinj në universitet. Më vonë, ajo pati mundësinë ta kishte pranë si këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, gjatë një periudhe të rëndësishme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Europë.
“Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik,” shkroi Bregu, duke shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.
Vdekja e parakohshme e Ilir Shqinës, i cili lë pas edhe një djalë me Grida Dumën, ka sjellë dhimbje dhe trishtim te miqtë, kolegët dhe të afërmit e tij.