Seanca gjyqësore për divorcin mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, e cila ishte planifikuar për sot, më 21 shkurt 2025, është shtyrë për shkak të mungesës së Kryemadhit. Në këtë seancë, ishte parashikuar të shqyrtohej mundësia e pajtimit mes palëve. Avokati i Metës, Genc Gjokutaj, e përfaqësoi atë në seancë, ndërsa Kryemadhi nuk ishte e pranishme dhe nuk kishte paraqitur ndonjë justifikim për mungesën e saj. Gjykata ka caktuar seancën e radhës për më 11 prill 2025, në orën 10:30