Seanca për dosjen “Metamorfoza” për Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë është shtyrë për datën 11 mars, ora 14:00. Shtyrja ka ardhur si pasojë e mungesës së dy avokatëve të Behar Bajrit, të cilët nuk janë paraqitur në seancë pa një arsye të vlefshme. Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme ka vendosur të gjobisë avokatët me 5 mijë lekë të reja, duke theksuar se ata kishin pasur dijeni për seancën e planifikuar.
Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për disa vepra të rënda penale, përfshirë “Vrasjen me paramendim”, “Shpërdorimin e detyrës”, “Trafikimin e narkotikëve”, si dhe për “Krijimin e kushteve për vrasje”. Grupi i strukturuar kriminal është akuzuar për veprime të tjera të lidhura me organizatën kriminale