Matura Shtetërore Provim gjuha e huaj Skënder Cena Maturanti më i moshuar Teza e provimit Arsim i lartë Gjimnazistë Qershor 2024

Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të gjuhës së huaj. Siç ndodh shpesh, teza e provimit u shpërnda në rrjetet sociale pak kohë pas fillimit të tij. Provimi i radhës, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, do të mbahet më 10 qershor.

Një prej pjesëmarrësve më të veçantë këtë vit ishte Skënder Cena, një 74-vjeçar, i cili po realizon ëndrrën e tij të kahershme për të kryer arsimin e lartë. Prezenca e tij, krah maturantëve 18-vjeçarë, është një dëshmi frymëzuese se dëshira për të mësuar nuk njeh moshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *