Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ka tronditur shkollën e mesme në Graz të Austrisë, duke lënë të vdekur 10 persona. Mes viktimave ndodhet edhe një adoleshente shqiptare, 15-vjeçare nga Vitia e Kosovës, nxënëse në një nga klasat ku ndodhi tragjedia.
Autori i sulmit, një 21-vjeçar ish-nxënës i shkollës, hyri në klasat e mësimit me dy armë — një pistoletë dhe një pushkë gjahu — dhe hapi zjarr ndaj nxënësve dhe stafit. Më pas, ai u gjet i vetëvrarë në një nga banjot e shkollës. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se të paktën një nga armët dyshohet se ishte blerë pak para sulmit. Hetimet për motivet e ngjarjes vazhdojnë.