Lezhë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës, ku një i ri 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti. Viktima është identifikuar si Romario Brunga.
Sipas raportimeve nga gazetari Elidon Ndreka për Balkanweb, pranë trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri. Viktima kishte marrë vetëm një plumb, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje apo për një vrasje të qëllimshme. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur të gjitha detajet që mund të ndihmojnë në sqarimin e kësaj ngjarjeje tragjike.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet po hetojnë mbi origjinën e armës dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë rast.