Lezhë – Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar të identifikuar si Xh. S., i cili ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar për kërcënimin e të afërmve të një kandidateje për deputete më 5 maj.
I riu akuzohet për “kanosje apo dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Megjithatë, pas arrestimit të tij nga Forcat e Posaçme Shqiponja, policia njofton se pas konsultimit me prokurorin, 27-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për hetime të mëtejshme.