Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili e cilësoi Kurtin si një partner të pabesueshëm për Shtetet e Bashkuara.

Kurti deklaroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë më të forta se kurrë, pavarësisht kritikave që vijnë nga individë të caktuar. “Raportet aktuale me Uashingtonin janë të shkëlqyera dhe të bazuara në bashkëpunim të ndërsjellë dhe mirëbesim,” tha Kurti gjatë një konference për shtyp.

Ai shtoi se mbështetja amerikane mbetet jetike për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, duke theksuar se çdo përpjekje për të minuar këtë partneritet nuk do të ketë sukses.

Deklaratat e Grenellit kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe politikën kosovare, por qeveria e Kosovës duket e vendosur të ruajë marrëdhëniet strategjike me SHBA-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *