Ngërç politik Kuvendi i Kosovës Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu Kryetar i Kuvendit Zgjedhjet e 9 shkurtit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Bojkot Vakum kushtetues Qeveri në detyrë Qeveri kalimtare Lumir Abdixhiku Reporterët pa Kufij Liria e medias Indeksi i lirisë së shtypit Paralizë institucionale Kosovë

Prishtinë, Kosovë — Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se qeveria ka miratuar një vendim për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, të cilët janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim, i cili vjen si përgjigje ndaj një kërkese të Uashingtonit, u mor në mbledhjen e 262-të të qeverisë.

Kurti theksoi se ky hap rikonfirmon gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim me “partnerin dhe aleatin tonë” dhe se kërkesa e SHBA-së “u përkthye në Vendim të Qeverisë”.

Sipas vendimit, Kosova do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë brenda një periudhe njëvjeçare. Qëllimi i këtij strehimi është “lehtësimi i kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes”. Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar nga SHBA-ja, me kusht që ata të plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta individë do të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara nga ligjet e Kosovës.

Kryeministri Kurti e cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një “aleat të palëkundur” dhe theksoi se Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë një “partner i besueshëm” i tyre. Ai shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të SHBA-së, si dhe vlerësoi lart mbështetjen e tyre në mbrojtjen, zhvillimin dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit Euro-Atlantik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *